Ata janë dy prej artistëve më të dashur të publikut të cilët asnjëherë nuk kanë zhgënjyer me projektet e tyre muzikore dhe kurrë nuk kanë munguar në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.
Po vjen aromë dueti! Prej disa javësh Majk dhe Ledri paralajmëruan publikun për një bashkpunim, por nuk dhanë asnjë detaj më shumë se kaq. Epo mesa duket ‘bomba’ e tyre e rradhës është gati. Ledri është shprehur se kënga kishte përfunduar, por kishte ngelur pezull vetëm videoklipi.
Djemtë kishin vendosur ta linin për një moment të dytë këngën. E ku më mirë se tani, pasi edhe mundësia e koncerteve është më e madhe në krahasim me një vit më parë dhe ardhja e verës dhe e sezonit turistik mirëpresin hite të reja.
Sakaq, të dy djemtë kanë postuar foto në Insta Story, ku shihen pamje mjaft verore. Ledri me valixhe ndër duar, dhe nga ana tjetër Majk në një jaht luksoz. Edhe vendet janë kaq të ngjashme me njëri-tjetrin. Ndërkohë, ditën e sotme të dy reperat kanë publikuar foto nga kënga e re me mbishkrimin “Marr”, duke na bërë të kuptojmë se ky mund të jetë titulli i prurjes së tyre. Epo, duhet të bëhemi gati për një tjetër hit.