Ledjona Xheladinaj, së fundmi e ftuar në një emision ka ndarë me publikun disa prej përjetimeve të saj si nënë, por edhe lidhjen që ka me vajzën. Gazetarja, gjithashtu, foli edhe për raportin me publikun, në mënyrë të veçantë për atë të Kosovës.
Ajo shprehu një ndjesi të veçantë për shqiptarët e Kosovës, duke thënë: “Më duket sikur ju kosovarët na doni më shumë”. Në intervistë, ajo theksoi lidhjet e forta kulturore dhe emocionale që ekzistojnë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk është pajtuar kurrë me ndarjen Kosovë-Shqipëri.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3” zbuloi para pak kohësh se është në një lidhje të re dashurie. Madje ajo tha se është e lumtur për këtë marrëdhënie, të cilën e quajti “të bukur”. Gjithashtu ajo ka postuar edhe video me trëndafila të kuq, duke lënë të kuptojë se partneri i saj është romantik. Por së fundmi, gazetarja i ka vënë pikat mbi ‘i’ dhe ka konfirmuar lidhjen.
Xheladinaj, e ftuar gjithashtu në “Mos i bjer me Top”, me Ronaldo Sharkën, mes të tjerash foli edhe për punën e saj si gazetare investigative. Ledjona tregon se shpesh herë ka rënë pre e kërcënimeve nga persona të ndryshëm, por u ka ardhur në ndihmë edhe atyre që janë ndjerë në rrezik. Në një rast gazetarja tregon se ka strehuar një vajzë të re në shtëpi.
E kam ndjerë shumë traumën e një vajze dhe e kam strehuar në shtëpinë time, por ka pasur edhe raste të tjera. Në telefonin tim ka shumë mesazhe dhe më vjen mirë kur ia dalin dhe nuk dorëzohen. Kritika që më japin shpesh është që ‘si nuk e njeh frikën?’. Nuk ndiej frikë, i investigoj me ditë të tëra, por më kanë kërcënuar. Ka qenë një rast në Urën Vajgurore, më ka kërcënuar me jetë. Më thoshte ‘do të vij në shtëpi, do të vras’ dhe i thashë jetës sime ‘ more fund’, por këta që flasin nuk bëjnë asgjë.