Në episodin e së premtes duket se të gjithë iu vunë kundër Ledjanës pasi nuk dëshironte më që të kishte takime romantike në “Për’puthen” por të vazhdonte njohjen e saj jashtë me Mevlanin.
Askush nuk e kuptonte se përse ajo po e refuzonte takimin romantik me djalin për të cilin është deklaruar duke këmbëngulur se ajo nuk ka ndjenja për të. Edhe pse konkurrentja po mundohej të shpjegonte arsyet e saj askush nuk po mundohej ta kuptonte.
Pas këtij episodi, protagonistja ka nxjerrë një lajmërim në Insta Story ku thoshte se do të largohet përfundimisht nga emisioni e menjëherë më pas ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram. Sa i përket këtij vendimi, nuk kemi ende një deklaratë zyrtare nga Mevlani apo nga produksioni i “Për’puthen”.