Muajt e fundit ata janë kthyer në kryefjalën e thashethemeve dhe lajmeve nëpër portale. Bëhet fjalë për tanimë ish-çiftin e “Për’puthen”, Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba.
Pak ditë para daljes së tyre çift nga ky ‘reality-show’, ata vendosën të ndahen për arsye ende të paqarta, të paktën deri para pak orësh. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ledjana ka zbuluar se përse ata vendosën t’i japin fund ende pa filluar mirë rrugëtimin e tyre si çift.
Ledjana tha se nuk i pëlqente fakti se Mevlani i përmendte gjatë gjithë kohës gjërat që ka bërë për të. Ai nuk tregonte respektin e duhur ndaj saj madje edhe pas daljes ajo duhet të luftonte sërish me dikë tjetër për Mevlanin me të cilën ka luftuar për shumë kohë në emision, Antonelën.
Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: të këndoi këngën. Ai gjest ishte injorim për mua. Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë.
Ndërkaq, ish-protagonistja mohoi thashethemet se ajo është në një lidhje apo e martuar me dikë në Belgjikë. Nëse e vërteta do të ishte kështu, atëhere partneri i saj do të ishte zbuluar kohë më parë.