Bota

Leclerc, një Princ në Monaco!

Ferrari në qiellin e 7-të, kthehet të fitojë pas 7 viteve në Montecarlo. Monegasku thyen tabunë e rrugëve të shtëpisë duke lënë pas rivalin Piastri dhe shokun e skuadrës Sainz. Charles Leclerc më në fund fitoi në shtëpi në “Monaco Grand Prix”. Për pjesën më të madhe administroi një garë të qetë që rifilloi 44’ pas startit zyrtar. Gjithçka pas incidentit mes Red Bull’t të Sergio Perez dhe dy makinave Haas të Kevin Magnussen e Nico Hulkenberg.

Esteban Ocon u detyrua të mbyllte garën pas incidentit me shokun e skuadrës Pierre Gasly në xhiron e 1’rë. Pavarësisht gjithçkaje pilot i Ferrarit ruajti qetësinë, administroi gomat dhe në fund ishte në gjendje të fitonte disa sekonda më shumë në Monte Carlo ku rezultatin më të mirë personal kishte vendin e 4-rt.

7” pas Leclerc mbërriti Oscar Piastri që i rezistoi presionit të fundit nga Carlos Sainz që plotësoi podium në vendin e 3-të. Sainz nga ana e tij nuk lejoi në asnjë moment të kalonte Lando Norris duke bërë lojën e skuadrës në perfeksion. George Russell udhëhoqi Mercedes në vendin e 5-të madje edhe kur Max Verstappen provoi ta sfidonte në bordin e të vetmit Red Bull në pistë. Lewis Hamilton u rendit në vendin e 7’të përpara Yuki Tsunodas, Alex Albon dhe Pierre Gasly që përfunduan në zonën e pikëve.

Klasifikimi në “Monaco Grand Prix”
1. Charles Leclerc (Ferrari)
2. Oscar Piastri (McLaren)
3. Carlos Sainz (Ferrari)
4. Lando Norris (McLaren)
5. George Russell (Mercedes)
6. Max Verstappen (Red Bull)
7. Lewis Hamilton (Mercedes)
8. Yuki Tsunoda (RB)
9. Alex Albon (Williams)
10. Pierre Gasly (Alpine)
11. Fernando Alonso (Aston Martin)
12. Daniel Ricciardo (RB)
13. Valtteri Bottas (Sauber)
14. Lance Stroll (Aston Martin)
15. Logan Sargeant (Williams)
16. Zhou Guanyu (Sauber)
17. DNF. Esteban Ocon (Apline)
18. DNF. Sergio Perez (Red Bull)
19. DNF. Nico Hulkenberg (Haas)
20. DNF. Kevin Magnussen (Haas)