Lifestyle Magazine

Le të zbulojmë se si të ulim faturat e energjisë elektrike!

Edhe shtëpitë me izolim të shkëlqyer mund të humbasin deri në 44% të energjisë nëse dritaret janë të vjetra. Humbja e nxehtësisë gjatë dimrit është një problem i zakonshëm për shumë familje, sidomos për ata që jetojnë në ndërtesa të vjetra, ku boshllëqet midis dritareve, dyerve dhe dyshemesë mund të shkaktojnë humbje të madhe energjie. Megjithatë, ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të kursyer energji dhe për të reduktuar faturat.

Heqja e pajisjeve ‘vampir’ nga prizat

Pajisjet si televizorët, mikrovalët, dhe laptopët mund të konsumojnë energji edhe kur janë të fikura, nëse mbeten të lidhura me prizat. Heqja e këtyre pajisjeve mund të kurseni deri në 70 dollarë në vit.

Përdorni dritat LED inteligjente

Ndërrimi i llambave të vjetra me llamba LED mund të ulë ndjeshëm konsumin e energjisë. Dritat inteligjente mund t’i kontrolloni nga distanca me telefonin tuaj, duke i fikur kur harroni t’i mbyllni.

Përmirësimi i dritareve dhe izolimi i tyre

Në shtëpitë e vjetra, dritaret mund të jenë një burim i madh i humbjes së nxehtësisë. Investimi në dritare moderne me izolim të mirë mund të përmirësojë ndjeshëm mbajtjen e nxehtësisë.

Izoloni çatinë dhe tubat

Izolimi i çatisë me materiale efikase dhe izolimi i tubave të ujit mund të ndihmojë që ngrohja të mbetet brenda dhe të kurseni energji, duke ulur nevojën për ngrohje shtesë.

Shfrytëzoni energjinë diellore

Hapja e perdeve për të lejuar dritën dhe ngrohjen natyrale nga dielli është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të ngrohur hapësirat e brendshme gjatë ditës. Përdorni perde të trasha për të ruajtur nxehtësinë gjatë natës.

Përmes këtyre hapave të thjeshtë, mund të kurseni energji dhe të ulni kostot e energjisë elektrike, duke kontribuar edhe në mjedis.