Celebrities Music Showbiz

Lë pas edhe Beyonce, Taylor Swift bën histori në MTV Video Music Awards!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2024 u mbajt ditën e mërkurë në UBS Arena të Nju Jorkut. Taylor Swift ishte e nominuar në plot 12 kategori, e ndjekur nga bashkëpunëtori i saj i këngës “Fortnight”, Post Malone me 11. Swift shënoi shtatë fitore dhe Post kishte pesë, duke përfshirë fitoren e tyre më të mirë të natës kur “Fortnight” u shpall video e vitit.

Megan Thee Stallion ishte mikpritësja e mbrëmjes, e cila ishte më shumë si një koncert sesa një ceremoni çmimesh, ndërsa Eminem hapi shfaqjen me ndihmën e Jelly Roll. Performues të tjerë përfshinin emra të njohur si: Camila Cabello, GloRilla, Rauw Alejandro, Lenny Kravitz dhe Sabrina Carpenter.

Taylor Swift bëri histori në MTV Video Music Awards (VMA) të mërkurën mbrëma, duke u bërë artistja solo më me shumë çmime ndonjëherë e ceremonisë. Megaylli i pop-it, ishte e fituesja më e madhe në eventin e këti viti, duke marrë shtatë çmime dhe tani ajo ka gjithsej 30 prej tyre.

Beyonce ka gjithashtu 30 çmime në VMA, por vetëm 25 si artiste solo, sepse pesë nga çmimet i mori gjatë kohës kur ishte pjesë e grupit Destiny’s Child. Përveç se triumfoi edhe në kategori të tjera, Taylor Swift, rrëmbeu çmimin kryesor që është ‘Videoja më e Mirë e Vitit’, çmimin për ‘bashkëpunimin më të mirë’ dhe çmimin ‘Artistja e Vitit’. Në momentin kur pranoi çmimin e ‘Videos së Vitit’, artistja amerikane u bëri thirrje të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane që mbahen në muajin nëntor. Ajo përkrahu kandidaten Kamala Harris për presidente të Amerikës, pak pasi përfundoi debati të martën mbrëma.