Ai është një prej reperave më të talentuar dhe publiku e do shumë. Bëhet fjalë për Mc Kreshën projektet muzikore të të cilit mirëpriten gjithmonë dhe gjithmonë shndërrohen në hite.
Pak ditë më parë nëpër portale qarkulloi një lajm ku thuhet se ai do të lërë muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij. Thashethemet dolën pasi Hoxha, Fatmir Latifaj postoi një foto me reperin në rrjetet sociale. Dyshja u shfaqën bashkë pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.
Kjo foto është bërë shkak që njerëzit të mendojnë se Mc Kresha tashmë do të lërë muzikën ashtu siç ka deklaruar edhe disa vite më parë. Sipas, “Prive.a” këto janë thjesht aludime pas artisti ka në plan të lançojë projekte të reja muzikore përgjatë verës.
Kujtojmë se disa vite më parë ai është shprehur në një intervistë se në një të ardhme do të largohet nga muzika pasi të ketë fëmijë dhe kur të jetë koha e duhur për t’ja kaluar stafetën talenteve të reja.
Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20-vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë.