Pas 31 gushtit të këtij viti, në barazimin 2-2 kundër Milanit ku Elseid Hysaj mori vetëm një minutë, mbrojtësi dhe një nga kapitenit e Kombëtares nuk ka asnjë minutë me Lazion.
Klubi i Serie A e la jashtë ekipit për shkak të pagës së lartë dhe kërkesës për largim, gjë që nuk u konsiderua nga mbrojtësi 30-vjeçar. Paçka se me vetëm nëntë minuta në dy ndeshjet e Serie A këtë sezon, shkodrani është pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Hysaj nuk diskutohet për cilësitë në fushë dhe dhomat e zhveshjes, teksa trajneri pret të shohë formën e tij pasi nuk ka marrë minuta me klubin për më shumë se tre muaj.
Nëse Sylvinho do e vendosë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ky do jetë edhe një bast për të, ndryshe nga deklaratat që afron në ekip dhe vendos në fushë ata emra që kanë më shumë minuta në këmbë.
Paradoks për Hysaj, që me Lazion është i ‘përjashtuar’ për tre muaj dhe me Kombëtaren ka qenë në fushë në ndeshjet e fundit, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.