Lautaro Martinez është bërë lider një lider i padiskutueshëm Giuseppe Meazza. Jo vetëm që u emërua kapiten i Nerazzurrëve verën e kaluar, por ai është gjithashtu golashënuesi aktual më i mirë i Serie A. Lautaro është bërë sulmuesi i pestë i cili ka qenë në gjendje të shënojë më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A në 65 vitet e fundit, duke iu bashkuar Gabriel Batistutës, Antonio Di Natales, Edinson Cavanit dhe Cristiano Ronaldos. ‘El Toro’ është momentalisht golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit italian me 22 gola në 23 ndeshje, dhe dopieta e tij ndaj Lecces i ndihmoi ‘Nerazzurrët’ që të sigurojnë një fitore me rezultat të thellë 4-0 në ‘Stadio Via Del Mare’ të dielën.
Lautaro nuk ka arritur vetëm shifrën e 101 golave në kampionatin italian, por gjithashtu është bërë sulmuesi i pestë në 65 vitet e fundit i cili shënon më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A. Ashtu siç u raportua nga Opta në platformën X (ish-Twitter), vetëm Di Natale, Cavani dhe Cristiano Ronaldo e kanë arritur këtë rekord. Di Natale e bëri në katër sezone radhazi tek Udinese, nga 2009/2010 deri në 2012/2913. Lautaro ka shënuar më shumë se 21 gola në një edicion të vetëm të Serie A për herë të parë në karrierë, pasi ai kishte arritur shifrën e 21 golave në dy sezone, 2021/2022 dhe 2022/2023.