E fejuara e miliarderit Jeff Bezos, Lauren Sanchez ka folur për martesën e saj të ardhshme me manjatin amerikan dhe është shprehur ‘se mezi po e pret’. Ish-gazetarja foli për Extra dhe tha se është e emocionuar për ndryshimin që do të bëjë në jetën e saj. “Ai është njeriu i ëndrrave të mia, jam e emocionuar”-deklaroi fillimisht ajo. Ajo më pas shtoi: “Ai është i mrekullueshëm, do të kaloj pjesën tjetër të jetës me të dhe ai i do fëmijët e mi gjithashtu”.
Sanchez ka tre fëmijë nga dy martesat e saj të mëparshme. Ajo ka një djalë me Tony Gonzalez dhe dy fëmijë të tjerë. Ajo filloi të takohej me Jeff Bezos në vitin 2019, me themeluesin e Amazon që i propozoi katër vjet më vonë për martesë. Ajo e bëri të ditur lajmin në një intervistë me Vogue në nëntor 2023. Lajmi u konfirmua për Page Six nga një burim i afërt i çiftit. 54-vjeçarja u pa me një unazë gjigante diamanti në gishtin e saj të martesës.
Për ata që nuk e dinë Bezos refuzon të lërë pas tavolinën që e shoqëronte ndërsa po ndërtonte një nga bizneset më të suksesshme të tregtisë elektronike në botë. Sanchez bëri së fundmi një postim në rrjete sociale duke ndarë një foto të themeluesit dhe CEO të Amazon, duke punuar nga tavolina origjinale që ai përdori për të krijuar kompaninë e tij. Ajo tha se:
Pas gjithë këtyre viteve…Kur hyra tek ai duke punuar këtë mëngjes, bëra këtë foto. Thjesht më pëlqen që ai është ende duke punuar nga një nga tavolinat e para që kanë ekzistuar që nga fillimi.