Health & Beauty Live From Tirana

Laura Xhaxhiu zbulon sekretin që zëvendëson botoksin…

E ftuar këtë mëngjes në “Live From Tirana”, ishte e para trajnere e çertifikuar në ‘face yoga’, Laura Xhaxhiu e cila na tregoi si u njoh me mënyrën alternative të parandalimit të rrudhave apo shenjave të moshës, ‘face yoga’. Trajneria shprehet:

Lindi nga nevoja, doja të bëja diçka që të ndihesha në ekuilibër me veten. Kur kalon të 40-tat, nuk ke zgjidhje tjetër përveçse të bësh ndonjë gjilpër të vogël. Gjë që e bëra edhe unë, në kulm të karrierës sime. Me ‘face yoga’ u njoha para dy vitesh në Bali, ku u bëra pjesë e një seminari tre ditor. Ishte një botë 100% natyrale, çdo gjë e shëndetshme. Në fillim, kur nuk ke informacionin e duhur ke pikëpyetje, por kur lexon dhe e praktikon e kupton që funksionon. Është kulturë e re dhe normalisht që njerëzit kanë dyshimet e tyre. Në fund të 6 javëve kam parë ndryshime në fytyrën time, pashë dritë në fund të tunelit. Jam diplomuar në amerikë nga një mësuese japoneze dhe jam një shembull i gjallë i efekteve të ‘face yoga-s’.

Trajneria më e njohur e momentit, shprehet mbi rëndësinë dhe mënyrën e praktikimit të ‘face yoga’:

Çdo ditë nga 20 minuta është perfekt. Yoga e fytyrës është palestrimi i muskujve të fytyrës. Kemi mbi 50 muskuj, e meritojnë të trajnohen. Nëse stërvitemi 10 minuta në ditë, ne tonifikojmë muskulaturën e fytyrës, ka më shumë jetë. Zonat më delikate që duhen trajtuar me kujdes është balli, sytë, qafa, zona e gojës e mollëzat.

Xhaxhiu gjithashtu na shpreh se ‘studenti’ i parë ka qenë bashkëshorti i saj, gazetari i njohur Rezear Xhaxhiu. Dhe se për meshkujt mjafton 10 minuta ‘face yoga’ në ditë për të pasur një rezultat të këndshëm.