Së fundmi këngëtarja e njohur Rihanna nxiti dyshimet se mund të jetë fejuar me partnerin e saj, A$AP Rocky. Aludimet nisën pasi këngëtarja u fotografua teksa ishte duke bërë pazar në Los Angeles. Ajo çfarë binte në sy tek artistja e cila është në një pritje të ëmbël ishte unaza në dorën e majtë.
Por, artistja ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve. Këngëtarja nga Barbadosi gjatë një daljeje të fundit publike, u pyet për unazën e diamantit që mbante prej ditësh dhe ajo u shpreh duke thënë:
Kjo unazë e vjetër?! Silleni sikur nuk e keni parë kurrë këtë unazë.
https://twitter.com/fentibetter/status/1506784186765611009
Unaza është një ‘Sloan Solitaire’ nga Briony Raymond, të cilën Rihanna e ka mbajtur me vete disa herë në të kaluarën, megjithëse në një gisht tjetër.
Një burim i afërt me Rihanna tregoi në janar për ‘HollywoodLife’ se një propozim gjithsesi është pothuajse afër.
Rocky ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Rihanna-s dhe është vetëm çështje kohe para se t’i propozojë. Ai mendon se ajo është personi i përsosur dhe nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e duan.
Rikujtojmë se dyshja filloi të takoheshin më 29 janar 2020 pas ndarje së Rihanna-s nga miliarderi Hsassan Jameel. Çifti zbuloi më 31 janar 2022 se janë në pritje të një fëmije së bashku.