Aktualitet Sport

Largohen 7 titullarë, eksod masiv nga ekipi kryeqytetas Tirana!

Tirana bombë në pak orë, largon pesë titullarë nga skuadra, duke çuar në shtatë numrin e spastrimeve. Lojtarët që patën radhën të iknin nga ekipi bardheblu janë Bruno Lulaj, Patrik Robson dhe Kristal Abazaj. Lajmërimin e ka publikuar vetë klubi i Tiranës me anë të profileve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Një eksod largimesh tek ekipi kryeqytetas, që duket se do të largojë pjesën më të mirë të ekipit që luajti në sezonin që mbaroi. Patrik që mund të rinte nuk ka pranuar ofertën e bardhebluve, ndërsa Abazaj e kishte pranuar vetë se nuk do të ishte pjesë e projektit të ri të Tiranës. Lulaj nga ana tjetër do të ikte që në janar, por e shtyu për në qershor.

LUSHKJA – Pa kaluar pak orë, pas tri konfirmimeve të largimeve të lojtarëve si Patrik Robson, Kristal Abazaj dhe Bruno Lulaj, klubi bardheblu zyrtarizoi lamtumirën edhe të një tjetër mesfushori. Bëhet fjalë për mesfushorin Regi Lushkja. Klubi kryeqytetas e bëri të ditur lajmin falë faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale. Largimi i Lushkjes ishte një tjetër surprizë për bardheblutë.

DELIU – Mesfushori Ardit Deliu ishte i ikuri i pestë brenda pak orëve. Ai e mbylli vetë aventurën me Tiranën, duke mos pritur njoftimin e bardhebluve. Deliu ka postuar dje një video në rrjetet sociale ku shkruan se ndihet krenar për çdo moment me bardheblutë.

“Krenar për çdo moment të kaluar me KF Tirana! Faleminderit për mbështetjen dhe kujtimet e paharrueshme. Koha për një sfidë të re, por përgjithmonë mirënjohës ndaj çdo pjesëtari të këtij rrugëtimi”, shkruante mesfushori, një nga më punëtorët në ekip.

PIKËPYETJET – Në këtë moment që flasim Tirana ka zyrtarizuar shtatë largime. Veç pesë lojtarëve të djeshëm, janë edhe dy të tjerë, Najdovski dhe Hoxhallari. Gjithsesi, largimet nuk kanë të sosur. Gledi Mici, Liridon Latifi si dhe Fjoart Jonuzi. Mici është pa kontratë, ndërsa Latifi dhe Jonuzi nuk janë në planet e ekipit për sezonin e ri. Këtyre dy të fundit u është ofruar ulje rroge, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Nëse edhe këta lojtarë largohen atëherë numri i largimeve mund të shkojë në 10. Nga ana tjetër gjasat janë që Florjan Përgjoni pritet të rinovojë në javët në vazhdim.