Bajamet janë linja e parë e mbrojtjes së sistemit imunitar kundër baktereve dhe viruseve që hyjnë në gojën tuaj. Ky funksion mund t’i bëjë bajamet vulnerabël ndaj infeksioneve dhe inflamacionit. Ndaj nëse vuani prej tyre, mund të provoni të shtoni në regjimin tuaj disa ushqime në mënyrë që sistemi juaj imunitar të forcohet. Uthulla e mollës është një antibakterial natyror në sajë të acidit acetik që përmban.
Nëse pini pak nga uthulla e mollës teksa jeni të sëmurë me bajame, ajo do të ndihmojë duke vrarë bakteret e rrezikshme dhe inkurajon rritjen e baktereve të dobishme. Kripa rozë e Himalajave mund të ndihmojë në uljen e ejntjeve tek bajamet. Gjithashtu rrit përkohësisht ekuilibrin e pH-it të gojës suaj për të krijuar një ambient alkaline. Kjo e bën të vështirë që bakteret të mbijetojnë. Kripa e Himalajeve është një antibakterial natyror dhe anti-inflamator. Vaji i mentes nga ana tjetër është një ilaç natyral për dhembjet e fytit.
Përmban mentol e cila shkakton një ndjesi ftohje në fyt dhe ka një efekt qetësues në trup. Thjesht shtoni 1-2 pika vaj mente në një gotë me ujë dhe pijeni. Ndërkaq, mjalti organik ka aftësinë për të krijuar një barrierë mbrojtëse dhe për të parandaluar infeksionin e bajameve. Gjithashtu rrit sistemin imunitar falë antioksidantëve të shumtë që përmban.
Në sajë të proteinave të tij natyrore antibakteriale, gjithashtu vaji i limonit mund të ndihmojë të pastrojë trupin nga toksinat. Ai mund të ndalojë rritjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Mund ta përdorni si një ilaç në shtëpi për fytin duke shtuar 1-2 pika në një gotë ujë. Gjithashtu mund ta shtoni edhe në çaj bimor për më shumë shije.