Leonardo DiCaprio është fotografuar duke shijuar pak kohë cilësore me familjen e tij gjatë pushimeve përgjatë bregdetit italian të hënën. Atij iu bashkua mbesa Normandie, babai George DiCaprio dhe njerka Peggy Ann Farrar për pjesën e dytë të pushimeve të tij luksoze evropiane përgjatë bregut të Amalfit – vetëm një javë pasi priti një grup miqsh të tij dhe modelesh të famshme.
Ikona e Hollywood-it, 48-vjeç, tregoi fizikun e tij, veshur me një palë mbathje plazhi ngjyrë blu elektrike dhe gjerdan me zinxhir floriri, ndërsa merrte rreze dielli. Pasi mori një pushim të nevojshëm në bord, DiCaprio vendosi të zhytej në ujin në dukje të ftohtë.
Fituesit të Oscarit iu bashkua mbesa e tij adoleshente teksa dyshja u hodh nga anija dhe u zhyt në ujin e pastër kristal. Pas një mëngjesi plot argëtim, grupi më pas bëri një ekskursion në shpellat detare Blue Grotto në Capri. Pavarësisht se u përpoq të qëndronte larg syrit të fotografëve me një kapele bejsbolli dhe maskë, DiCaprio u përqafua me mbesën e tij ndërsa familja hynte në shpella.
Ylli i “Wolf of Wallstreet” ka qenë në gjendje relaksi të plotë gjatë dy javëve të fundit pasi mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë në fund të majit. Pas largimit nga festivali francez, DiCaprio u nis për në Sardenjë, Itali për të festuar dasmën e trashëgimtarit miliarder të botës së artit Joe Nahmad dhe modeles Madison Headrick.
Pas ceremonisë së mbushur me yje, aktori u pa në Londër me një grup miqsh – përfshirë modelen Neelam Gill – si dhe nënën e tij, Irmelin Indenbirken. DiCaprio është parë me Gill-in në të kaluarën, por burime thonë për Page Six se bukuroshja britanike në të vërtetë është duke u takuar me një nga miqtë e tij.
Një javë më vonë, aktori u pa duke mbërritur në një tjetër pikë të nxehtë në Londër, vetëm pak çaste para se ish-i i tij Gigi Hadid të hynte në të njëjtin vend. Ndërsa yllit të “Titanic” iu bashkuan babai dhe njerka e tij, është e paqartë nëse Hadid ka darkuar me ta brenda. Dyshja u lidhën për herë të parë vjeshtën e kaluar, por gjërat me sa duket erdhën drejt fundit në dhjetor të 2022 për shkak të orarit të tyre të ngjeshur. Megjithatë, dyshja ndezën thashethemet e pajtimit muajin e kaluar pasi të dy u panë duke u larguar nga Cipriani Downtown në New York City vetëm disa minuta pas njëri-tjetrit.