Sport

Laporta vlerësime për Messin por ndarja, opsioni më i mirë!

“Ndarja ishte zgjidhja e vetme”. Me këto fjalë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u përpoq që në një konferencë shtypi t’i shpjegojë tifozëve të klubit spanjoll, arsyen e mosrinovimit të kontratës për Lionel Messin.

Kemi trashëguar një situatë ekonomike katastrofike: shpenzimet për pagat janë shumë më të larta se të ardhurat. Për të krijuar hapësirë për 25 milion duhet të lirojmë 100. Kontratat sportive na vënë në vështirësi. Humbjet dhe borxhet janë të larta.

Laporta qartësoi se Leo dëshironte të qëndronte në klub e po kështu edhe Barça.

Vjen një moment kur në negociata duhet të çohesh, të analizosh gjërat në mënyrën e duhur dhe t’i referohesh shifrave. E trishtueshme, por mendoj se kemi bërë maksimumin për Barcelonën.

Sa i përket interesimit të PSG-së, Laporta shprehet:

Koha përfundoi dhe lojtari ka propozime të tjera. Nuk ka më shpresa. Lojtari ka nevojë për kohë që të vlerësojë e të zbatojë në praktikë, opsionet.

Nëse do t’i rinovonim kontratën, për në do të ishte rrezik financiar dhe më mirë të ndahemi, i shërben më shumë interesave të klubit. Messi lë një trashëgimi të jashtëzakonshme, si lojtari me më shumë tituj në historinë e Barças. Lë pas shumë momente të lumtra e gjithashtu një iluzion kolektiv. Kemi mirënjohje të thellë e do të fitojmë edhe pa të.

Lojtarët e rinj (Depay, Aguero e Garcia) i pranuan kushtet financiare të Barcelonës dhe kemi besim.