Lancio Music

“Lancio” rikthehet me sezonin e ri më 2 shtator, me muzikën më të mirë nga artistët më në zë!

“Lancio” është një nga emisionet që ka nisur të transmetohet që në fillimet e Top Albania Radio-s. Qëllimi i këtij show radiofonik është promovimi i muzikës ndërkombëtare dhe asaj shqiptare.

Njëkohësisht në thelb të këtij emisioni qëndron edhe pasurimi artistiko-kulturor i dëgjuesve. Informacionet mbi karrierën apo zhvillimet e aktiviteteve ndërkombëtare të artistëve janë ta pamunguara. “Lancio” është rrjeta e informacioneve të fundit të muzikës më të mirë të momentit.

Do të kemi mundësinë të njihemi me këngët më të reja, artistë të rinj por edhe ata më në zë. Këngët më të reja të publikuara së fundmi nga artistët shqiptarë dhe sigurisht ata ndërkombëtarë.

Kaloni 120 minuta nën tingujt e muzikës më të mirë të momentit, ashtu siç vetëm Top Albania Radio mund t’jua përçojë… Bashkëudhëtarja juaj e çdo nate në “Lancio” do të jetë Erma Mici, një nga zërët më të mirë në TAR, por po ashtu edhe në tregun muzikor shqiptar. Mos e humbisni sezonin e ri, duke filluar nga 2 shtatori, 20:00 – 22:00, nga e hëna në të premte!