Festivali i njohur në SHBA, Coachella po përballet me një gjobë prej 28 mijë dollarësh nga autoritetet përkatëse pasi këngëtarja e njohur Lana Del Rey ka thyer një rregull. Performanca e artistes së hitit “Summertime Sadness” zgjati 13 minuta më shumë, duke bërë që për këtë kohëzgjatje të gjobitet festivali nga qyteti i Indio-s.
Ndonëse 13 minuta mund të mos duken shumë, ka rregulla strikte që interpretuesit duhet t’u përmbahen kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e performancave të tyre. Sipas marrëveshjeve, festivali ngarkohet me një gjobë fikse prej 20 mijë dollarësh, për pesë minutat e para pas orës policore.
Pas kësaj, çdo minutë i kushton festivalit 1,000 dollarë gjobë. Lana del Rey është në mesin e artistëve shumë të njohur që performuan në festivalin Coachella. Ylli i muzikës së fundmi ka nxitur thashethemet për një lidhje me reperin e njohur Quavo. Dyshja u panë bashkë në festën e Grammy në Los Angeles. Lana mbërriti me reperin Quavo gjë që shkaktoi mediat të flasin për një romancë të mundshme mes tyre.
Rikujtojmë se para disa kohëve Lana del Rey i dha fund romancës me muzikantin Evan Winiker. 38-vjeçarja tha se Evan kishte një problem të egos që shkaktoi prishjen e marrëdhënies së tyre. Këngëtarja tha se thjeshtësia e shtëpisë së saj u bë një provë “aksidentale” për të tjerët në jetën e saj.
Ne patëm disa grindje për këtë shtëpi. Ndjehem sikur edhe djali më i qetë nuk dëshiron vërtet të qetësohet këtu. Nuk do të përmend emra dhe çfarëdo qoftë, por ai me të vërtetë më tronditi mua. Ky ishte në fakt fundi i një lidhjeje.