I publikuar më 29 tetor në Netflix, filmi “Army of Thieves”, i prodhuar nga Zack Snyder, mori vlerësime të jashtëzakonshme nga publiku i madh!
Filmi që pason “Army of the Dead” e kaloi sensacionin koreano-jugor, “Squid Game”, për sa i përket shikueshmërisë.
Vjedhja e parave nga të pasurit është gjithmonë një temë interesante dhe disa nga projektet më të ndjekura të transmetimit të Netflix, kanë tërhequr vëmendjen e një audiencë globale.
“La Casa de Papel”, “Lupin” apo “Ozark” na çuan në një dimension tjetër rreth pjesës së kënaqësisë që ndodh kur paratë e pista përfundojnë në duart e të drejtëve.
Pas “Batman” dhe “Superman” (por edhe të “Justice League”), Zack Snyder realizoi filmin “Army of the Dead”, për grabitësit e një kazinoje në Las Vegas, e cila është plot me zombi.
Ai u shikua nga afërsisht 75 milionë shikues, gjë që e motivoi Netflix t’i ofronte Snyder një kontratë fitimprurëse dhe ta punësonte për disa projekte të tjera.
“Army of Thieves”, është publikuar në platformë më 28 tetor!