Sport

Lamine Yamal konfirmoi romancën në finalen e Euro 2024? Fotot që u bënë virale në rrjet!

Lamine Yamal dhe e dashura e tij Alex Padilla festuan së bashku “kurorëzimin” e Spanjës si mbretëreshë e Evropës.

Adoleshenti Lamine Yamal, i cili hyri në historinë e Europianit, është fotografuar me Alex Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në botë. Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri i turneut në Gjermani.

Dyshja shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar thashethemet se ajo është me të vërtetë e dashura e yllit të Barcelonës.

Qershori 2025 pritet të jetë muaji kur do të luhet Finalissima, gjithmonë nëse Spanja nuk arrin në fazën finale të Ligës së Kombeve. Formula e turneut është e thjeshtë. Luhet në një ndeshje të vetme 90 minutëshe. Nuk ka kohë shtesë, ndaj nëse dueli barazohet në fund të kohës së rregullt, shkon direkt në penallti.