Lamborghini është prodhuesi më i fundit i automjeteve që rifreskon identitetin e tij me logon e përditësuar. Shanset janë që modelet e reja Huracan dhe Urus hibrig plug-in do të jenë të parat që do të marrin logon e përditësuar. Tashmë emri i markës është më i gjerë se më parë. E zeza dhe e bardha mbeten ngjyrat kryesore duke simbolizuar kështu identitetin e qartë të prodhuesit.
E verdha dhe një nuancë e artë shërbejnë si ngjyra të theksuara. Thuhet se ngjyrat e reja i japin logos një pamje “të guximshme”. Ndërkaq, marka italiane ka mbyllur me sukses vitin 2023 duke dorëzuar 10 mijë njësi të porositura, ndërsa porositë për modelin Revuelto nuk do të dorëzohen deri në vitin 2026.
Rikujtojmë se së fundmi ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare dizajneri legjendar i makinave italiane, Marcello Gandini. Gandini ishte i njohur për bashkëpunimin e tij me Lamborghinin ku ai ishte përgjegjës për dizajnin e shumë makinave si Miura, Countach dhe Diablo.
Gjithashtu, i ndjeri ishte projektuesi edhe i ikonave si Lancia Stratos, Bugatti EB110 dhe Fiat X1/9. I lindur në Torino, modelet e tij më të famshme Marcello i ka krijuar ndërsa punonte në shtëpinë italiane të dizajnit, Bertone, nga mesi i viteve 1960 deri në vitin 1980.
Ndërkaq vlen të theksojmë se Lamborghini ka njoftuar se porositë për modelin Revuelto tashmë kanë “mbuluar” prodhimin deri në vitin 2026. Ky informacion nuk duket aspak befasi duke marrë parasysh faktin që makina hibride plug-in ishte shitur dy vjet përpara se të prezantohej në mars të vitit 2023.
Gjithashtu, Lamborghini ka deklaruar se 10,112 makina u dorëzuan në vitin 2023, duke mposhtur rekordin e vitit 2022. Por, prodhuesi italian i makinave gjithnjë e më shumë pritet të prezantojë modele më të fuqishme. Prandaj, blerësit e interesuar mund të presin edhe për modelet e ardhshme SuperVeloce dhe SuperVeloce Jota.