Lamborghini ka prezantuar së fundmi super-makinën e saj të parë hibride. Modeli i fundit hibrid plug-in i Lamborghini, është shumë larg nga një “Prius” i zymtë në formë kutie. Ky model hibrid ka marrë emërtimin “Revuelto”, që në spanjisht përkthehet “e përzier”, që sipas drejtuesve të kompanisë është zëvendësimi i kompanisë së supermakinave për flamurin afatgjatë “Aventador”.
Lambo e quan atë një “HPEV”, që përfaqëson automjetin e elektrizuar me performancë të lartë. Sigurisht që ka shifrat që përputhen me akronimin, me drejtuesit që thonë se do ta përshpejtojnë në 62 mph (10 km/h) nga vendi në vetëm 2.5 sekonda dhe që do të kapë një shpejtësi maksimale mbi 217 mph (350 kmh).
“Revuelto”, super-makina e parë e prodhimit të Lamborghini-t është një prodhim 100% hibrid, modeli i tij i parë i këtij lloji ka një motor V12, me ‘prodhim vëllimor’ për 12 vjet. Me 1001 kuaj fuqi, është makina rrugore më e fuqishme që “Lamborghini” ka prodhuar ndonjëherë. Mund ta ngasësh vetëm në modalitetin elektrik për gjashtë milje, por ende nuk e dimë se sa ‘e gjelbër’ është. Ajo kthehet mbrapsht vetëm në energji elektrike.
Do të jetë më i rëndë se “Aventador”, ka timon me të gjitha rrotat për ta bërë atë më të shkathët, ka dyer “gërshërë” dhe tre ekrane me prekje të kabinës, të frymëzuar nga “Tinder”, ka 13 mënyra të ndryshme drejtimi dhe ka mjaftueshëm porosi, aq sa për të mbuluar dy vjet prodhim. Modeli do të kushtojë 272,000 £.