Lamar Odom ka rikujtuar përvojat e tij me drogën në lidhje me raportin toksikologjik të Liam Payne, duke thënë se substancat e gjetura në sistemin e këngëtarit të ndjerë mund të kenë shkaktuar halucinacione.
Odom, i cili ka fituar në luftën me konsumimin e drogërave, madje është dhe pronar i Odom Recovery Group, qendër rehabilitimi, tha se ai ka përdorur çdo drogë që ishte gjetur në trupin e Liam, duke përfshirë dhe kokainën rozë, të cilën konsideron një ndër më të këqijat.
Sipas Odom, këto droga mund të kenë luajtur një rol në vdekjen e Liam, duke e bërë atë të dëgjonte zëra. Kjo përputhet me teoritë e policisë lidhur me rënien fatale të Liam nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires.
Odom theksoi se, ndonëse Liam kishte thënë se ishte i duke u përpjekur të largohej nga përdorimi i tyre, sidomos pas varësisë së tij nga droga dhe alkooli gjatë periudhës me One Direction, ai ishte në fakt duke i konsumuar substancat e gjetura në autopsinë e bërë. Lamar shpreson që vdekja e Liam të jetë një thirrje për zgjim për shumë njerëz, përfshirë yjet në Hollywood.