Është bërë e ditur se filmi i gjigantit “Marvel”, “Black Panther: Wakanda Forever” ka rifilluar sërish xhirimet pas disa muajve. E gjitha kjo erdhi pasi një dëmtimi të Letitia Wright, gjë që ngadalësoi prodhimin. Aktorja, 28 vjeçe, luan rolin e Shuri-t në serinë e filmave, ajo u dëmtua në muajin gusht vitin e kaluar. Ekipi i “Black Panther 2” filmoi aq sa mundi pa yllin, por iu desh të mbyllej në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Agjenti i saj i tha “The Hollywood Reporter” se ajo gjithmonë kishte planifikuar të kthehej në sheshxhirim, edhe pse vaksinimi kundër COVID-19 është i detyrueshëm për të gjithë njerëzit që janë në xhirim. Wright bëri më parë deklarata se shumë e perceptonin se ishin kundër vaksinimit nga virusi që ka vrarë më shumë se 5.5 milionë njerëz. Aktorja e “Black Mirror” gjatë një lidhjeje në YouTube dhjetorin e kaluar, vinte në dyshim nëse njerëzit duhet të vaksinohen.
Ajo shkroi në rrjetin social Twitter se:
Nëse nuk përputheni me opinionet e njohura por bëni pyetje dhe mendoni vetë… ju anuloheni. Ju keni të drejtë të bëni pyetje për atë që hyn në trupin tuaj dhe të bëni pyetje derisa të ndjeheni se jeni gati. Unë jam vetëm e shqetësuar për atë që është në të kjo është e gjitha. A nuk është e drejtë të pyesësh?
Pavarësisht ngadalësimit të prodhimit, nuk ka qenë një lajm i keq për të gjithë kastin sepse Winston Duke, i cili luajti M’Baku në filmin e parë “Black Panther dhe Avengers: Endgame”, thuhet se mori një rritje page për rolin e tij të zgjeruar në filmin e ri.
Ylli amerikan, 35 vjeç, do të marrë një ‘ngritje të madhe’ sipas të njëjtit artikull të THR. Roli i Duke-s mund të zgjerohet në krahasim me planin origjinal për filmin për shkak të vdekjes së parakohshme të Chadwick Boseman të shkaktuar nga kanceri i zorrës së trashë. Black Panther: Wakanda Forever është planifikuar të dalë më 11 nëntor të këtij viti.