Sulmuesi kryesor i Ukrainës, Artem Dovbik është dëmtuar dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe Gjeorgjisë.
Shkaqet ende nuk janë përcaktuar, ndërsa Roma ka kontaktuar menjëherë lojtarin për të vlerësuar shkallën e dëmtimit. Lojtari do të kthehet në Itali për të vazhduar rikuperimin në Trigoria.
Daniele De Rosi dhe klubi do të presin me gishta të kryqëzuar pasi alternativa e vetme e Romës në mungesë të tij është Eldor Shomurodov.