Bota

Lajm i fundit/ Rusia përjashtohet nga Eurovizioni

Eurovizioni ka vendosur të përjshtojë Rusinë nga gara muzikore për vitin 2022. Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në TWitter të Eurovision Song Contest.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thotë njoftimi.

The Guardian raporton se Rusinë e kanë pezulluar përkohësisht edhe nga Këshilli i Evropës si një masë ndëshkuese për pushtimin e Ukrainës

Me nisjen e luftës në Ukrainën lindore, Rusia ka treguar se nuk i përmbahet së drejtës ndërkombëtare dhe prandaj nuk ka çfarë të kërkojë në Këshillin e Evropës.

Në fakt, Këshilli i Evropës 8 vjet më parë e privoi Rusinë nga e drejta për të votuar në Asamblenë Parlamentare në Strasburg por ia kurseu përjashtimin. Ky ishte një veprim konsekuent, sepse pranimi i një deklarate lufte ndaj një shteti tjetër anëtar me një të ngritur të supeve do të ishte e pashpjegueshme jo vetëm për Ukrainën e prekur.

Së pari, Rusia mori qëndrim kokëfortë dhe ndaloi kontributet e saj. Rreth 60 milionë euro i humbën Këshillit të Evropës në këtë mënyrë – jo pak, por një shumë e përballueshme.