Së fundmi Princesha Beatrice, mbesa e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ka ndarë një lajm emocionues me publikun. Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku. Njoftimi u bë përmes një postimi zyrtar në rrjetin social Instagram të Pallatit Buckingham, ku u theksua se të dyja familjet janë “të lumtura” nga lajmi.
Krahas fotove të Princeshës Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi, në njoftim thuhej:
Madhëria e saj Princesha Beatrice dhe z. Edoardo Mapelli Mozzi janë shumë të lumtur të njoftojnë se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku në fillim të vitit të ri; një vëlla e motra për Wolfie-n dhe Sienna-n.
View this post on Instagram
Vlen të theksohet gjithashtu se Familja mbretërore britanike i ka dërguar Princit Harry një mesazh publik për ditëlindje po në rrjetin social për herë të parë në tre vjet, gjë që lë të kuptohet për një përmirësim të mundshëm në marrëdhëniet zyrtare. Duka i Sussex-it festoi ditëlindjen e tij të 40-të para disa ditësh, por urimet e ditëlindjes nuk kanë qenë të pranishme vitet e fundit pasi ai u zhvendos për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshorten Meghan Markle.
“Dukës së Sussex-it i urojmë sot ditëlindjen e 40-të!” ka postuar llogaria zyrtare e familjes mbretërore.
Postimi u shoqërua me një foto të Harry-t në DogPatch Labs gjatë vizitës së tij në Dublin, Irlandë, në korrik 2018. Asnjë deklaratë publike nuk është bërë nga familja për ditëlindjen e Harry-t që prej vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në shtator 2022.