Një postim ndryshe ka bërë Rita Ora, e cila ndodhet me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi, në Ibiza.
Përmes një sërë fotosh që ka postuar, ajo rrëfen përvojën e saj të krioterapisë, një metodë e holandezit Wim Hof, e cila thuhet se ofron shumë përfitime shëndetësore, për shembull për të forcuar imunitetin, për të përshpejtuar metabolizmin, për të reduktuar inflamacionin, për të lehtësuar dhimbjet e muskujve, përmirëson gjumin dhe përqendrimin mendor.
Ajo që është e sigurt, është se funksionon për t’u freskuar në mot të nxehtë, për sa kohë që doktori ynë e lejon. Dyshja duket se po kënaqen ndërsa janë në një vaskë me ujë dhe me kuba akulli. Në mbishkrimin e fotove që ka publikuar në Instagram, ajo e konsideron këtë eksperiencë si çmenduri dhe e quan ekspertin holandes Wim Hof, si një njeri të ëmbël.
View this post on Instagram
Vijojnë sukseset e shqiptarëve nëpër botë. Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi këtë herë në audicionin e “The Voice Australia”. Mirëpo, kur bëhet fjalë për jurinë, ajo që e shtypi butonin kalues ishte pikërisht këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora. Madje, në momentin që Rita mësohen se Sihana ishte me origjinë nga Kosova, reagon në mënyrë epike.