Film & Tv Live From Tirana

Laert Vasili na sjell pesë filmat e tij të preferuar që do t’ju mbërthejnë pas ekranit!

Një aktor e regjizor që ka marrë shumë vlerësime, një artist që duartrokitet gjithmonë nga publiku, vjen sot pranë jush në “Top Albania Radio”.

Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte i ftuar Laert Vasili, i cili na sugjeron ne, pesë filmat e tij të preferuar që do t’ju mbërthejnë pas ekranit:

 

1. “Allonsanfàn (1974)”

Ky film trajton idenë e tradhëtuar të kryengritjes, siç ka ndodhur të paktën 200 vitet e fundit të historisë për të cilat kemi shumë informacion. Ngjarjet marrin rrjedhë, sigurisht në interes të fitimtarëve.

2. “Salò, or the 120 Days of Sodom (1975)”

Pasolini është një kineast e poet i majtë, në vitet e trazuara të neo-realizmit italian që shqetësoi shumë klasën pushtetare e vendosën ta vrisnin. Për sa i përket filmit, bëhet fjalë për një eksperiment që bëhet nga aristokracia që lidhej me pushtetin fashist të kohës. Gjatë eksperimentit vajza e djem të dhunuar, gjetën mënyrën e vetme për të ngritur krye ndaj dhunës, të bënin dashuri…

3. “1900 (1976)”

Flet për robotizmin e njeriut nga klasa e pushtetit, si rriten së bashku rolet, njëri padron e tjetri shërbëtor. Lindin, rriten, plaken e ushqejnë urrejtje ndaj njëri tjetrit. Forca e njerëzimit që nëse arrin të kalojë ideologjinë e propagandën që është injektuar, atëherë jetojnë në harmoni. Nëse bien pre e kësaj, shkojnë drejt luftërave civile e botërore, siç ka ndodhur.

 

4. “America America (1995)”

Filmi flet për një djalë që nis udhëtimin e tij për të shkuar në tokën e ëndërrave, po e lidh pak dhe me biblën. Duhet parë ky film sepse në Shqipëri jeton një shtresë shoqërore që mbajnë frymën gjallë me të hollat që i’u dërgohen nga jashtë.

 

5. “Citizen Kane (1941)”

Filmi është rreth përqëndrimit të pushtetit mediatik në duart e një njeriu, e se si ndikon në çdo gjë, politikë, vendime dhe lajme që i përcillen popullit. Është e rrezikshme si fenomen pasi shumë lajme mund të jenë të rremë edhe e çojnë drejt katastrofës.