Celebrities Gossip Showbiz

Lady Gaga reagon pas lajmeve se është në pritje të ëmbël!

Ikona e popit Lady Gaga ka mohuar thashethemet se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin e saj Michael Polansky në një video të TikTok.

Spekulimet nisën gjatë fundjavës pasi këngëtarja 38-vjeçare e “Poker Face” mori pjesë në dasmën e motrës së saj Natali Germanotta.

Një foto e saj me një fustan të zi të ngushtë shtoi thashethemet, por, artistja nuk i ka lënë shumë shteg të lirë thashethemeve që po qarkullojnë duke reaguar përmes një videoje në TikTok ku shkruan: “Nuk jam shtatzënë, thjesht jam duke qarë në palestër,” shkroi ajo.

Gaga nuk e humbi këtë mundësi reagimi virtual për të ftuar njerëzit që të votojnë në www.headcount.org, një fondacion që ajo e ka krijuar kundër bullizimit të të gjitha mënyrave, nga ai në shkollë, kundër komunitetit LGBT etj.

https://www.tiktok.com/@ladygaga/video/7376784960625085742?embed_source=121374463%2C121433650%2C121404359%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C72248228%3Bnull%3Bembed_blank&refer=embed&referer_url=gazeta-shqip.com%2Flifestyle%2Flady-gaga-reagon-pas-lajmeve-se-eshte-ne-pritje-te-embel%2F&referer_video_id=7376784960625085742