Lady Gaga mori masa për të mbrojtur shëndetin e saj mendor gjatë aktrimit të personazhit të saj në “House of Gucci”. Këngëtarja e hitit të “Rain on Me”, luan në filmin e Ridley Scott si Patrizia Reggiani, një grua e vërtetë e famshme për komplotin e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci.
Gaga, e cila vazhdon të marrë vëmendjen e çmimeve të mëdha për performancën e saj, tha për ‘Variety’ se ajo zgjodhi të kishte një infermiere psikiatrike të pranishme gjatë fundit të xhirimeve të saj.
Kam pasur një infermiere psikiatrike me vete në fund të xhirimeve. Më dukej sikur duhej. Ndjeva se ishte më e sigurt për mua.
Gaga, e cila është një përkrahëse e hapur për t’i dhënë përparësi shëndetit mendor, shpjegoi për ‘Variety’:
Është normale të kërkosh ndihmë. Nëse ndihesh kështu, kërko ndihmë. Pa marrë parasysh çfarë. Nuk mendoj se asnjë aktor duhet ta shtyjë veten deri në atë kufi dhe e pyes veten gjatë gjithë kohës pse e bëj këtë. Kam bërë disa vepra arti mjaft ekstreme gjatë karrierës sime, gjërat që kam vënë në jetë trupin tim, mendjen time.
Vlen për t’u përmendur gjithashtu se sezoni i çmimeve për ikonën Lady Gaga sapo ka filluar, ajo është nderuar nga Rrethi i Kritikëve të Filmit të Nju Jorkut (NYFCC) të premten pasi u shpall aktorja më e mirë për vitin 2021 për interpretimin e saj në filmin e “House of Gucci”.
Kjo është padyshim një vazhdim i rrugës së saj të nisur që në vitin 2018 kur ajo u nominua për ‘Oscar’ për çmimin e Aktores më të Mirë në filmin ‘A Star Is Born’ dhe tani Gaga luan rolin e Patrizia Reggiani, e cila u dënua për komplotimin e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci.