Ishte një puntatë vërtetë intensive ajo e djeshmja në “Për’puthen” pasi për herë të parë në studio erdhi mamaja e Antonelës. Ajo pati një përballje intensive me Ledjanën dhe Mevlanin.
Pasi iu drejtua Mevlanit duke i thënë se ai nuk bën për vajzën e saj dhe se falë Antonelës ai tashmë është krah Ledjanës, situata u agravua pasi Ledjana mori fjalën. Në një moment Ledjana iu drejtua mamasë së Antonelës me “Kjo” dhe konkurrentja humbi toruan duke u çuar për t’u larguar nga studio e duke i thënë autores së programit se nuk e toleron një situatë të tillë.
Kjo? Kush është kjo? Kjo ka një emër dhe të jetë hera e fundit që sillesh kështu me prindin tim. Mos guxo t’i sillesh prindit tim kështu. Olsa nuk e duroj dot këtë situatë.
Po ju si mendoni, a ishte i qëllimshëm drejtimi i Ledjanës në atë mënyrë?!