Sport

LAÇI-ELBASANI/ Dy gola dhe penallti e humbur, paqe në derbin “Made in Italy” të Superiores

Laçi dhe Elbasani e kanë mbyllur në barazim 1-1. Sfida ishte e vlefshme për javën e 13-të të Superiores dhe i pa skuadrat të ndajnë nga një pikë.

Fillimisht ishte Laçi që shënoi me Mjakin në minutën e tretë. Verdheblutë e morën barazimin pas golit të Tsague në minutën e 59-të.

Ky i fundit humbi një penallti për Elbasanin në pjesën e parë, që u akordua pas rishikimit me VAR.

Kështu dy trajnerët italianë, Bordin dhe Moriero, ndajnë nga një pikë në atë që rezultoi sfidë me mjaft spektakël.

Në orën 17:00 luhet edhe takimi përmbyllës i raundit, mes Tiranës dhe Bylisit.

Lexo edhe: Partizani fiton derbin dhe i shkakton humbjen e parë Dajës pas kthimit te Dinamo, Teuta – Skënderbeu 1-1

Dje Partizani mundi Dinamon 1-2 në Derbi, ndërsa  Teuta dhe Skënderbeu barazuan 1-1. Javën e çeli barazimi 1-1 në Egnatia – Vllaznia.

Partizani në krye të renditjes në kuotën e 24 pikëve, ndjek Vllaznia me 22. Egnatia dhe Dinamo kanë nga 20 pikë.  3 pikë më pak për Elbasanin dhe Teutën.

Skënderbeu në kuotën 12, po aq sa edhe Laçi. Me një ndeshje më pak, Tirana 11 dhe Bylis 10 pikë.