Bota

Laburistët drejt fitores në Britani! Sondazhet parashikojnë rotacion politik!

Deri të enjten e ardhshme, do duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme nga ata që mendohet se do fitojnë zgjedhjet, laburistët, siç sugjerojnë me kokëfortësi sondazhet e deritanishme të opinionit publik.

Këto zgjedhje mund t’i humbasin vetëm laburistët e opozitës, nëse gabojnë vetë, pasi konservatorët ne pushtet që prej 14 vjetësh, duket se kanë humbur shpresën se do mbijetojnë me tej ne pushtet.

Edhe pas debatit të fundit mes kryeministri Sunak dhe kryeministrit në hije, Sir Kier Stammer, debat që rezultoi pa fitimtar, 50-50, faktikisht diferenca mes partive kryesore konservatoreve dhe laburistëve, është me rreth 20 përqind, çka do te thotë një shumicë parlamentare prej mbi 200 deputetesh më shumë për laburistëve të opozitës,  qe ish kryeministri Boris Johnson e quan Starmagedon electoral, fitoren e udhëheqësit të opozitës Sir Kier Starmer.

Halli më i madh për konservatorët, partia më e vjetër politike në Britani dhe e dyta më e vjetra në botë, është kërcënimi qe u vjen nga krahu akoma me i djathtë se ata në politiken britanike, pikërisht partia” Reforma”, ose ish-partia e Brexit e cila ka sërish në krye të saj babain e saj, Nigel Farage.

Taktika e konservatoreve është te minimojnë apo injorojnë këtë parti, dhe udhëheqësin e saj i cili ka qenë mjaft kontravers me disa deklarata si ajo për Putinin dhe Ukrainën, apo edhe qëndrimet raciste të disa anëtarëve të kësaj partie te cilët shkuan deri në ofendime për ngjyrën e lëkurës së Kryeministrit dhe fëmijëve të tij, me origjinë aziatike, edhe pse Farage tha se kjo ishte një histori e sajuar.

Konservatorëve, me shumë kërcenim politik u vjen nga kjo parti e cila pritet të marrë me shumë gjasa më shumë votues nga e djathta britanike, dhe konsiderohet si një votë protestë. Kjo pasi, pakënaqësia është aq e madhe mes vetë votuesve konservatorë saqë mundet që votojnë një pjesë edhe për shkak të bindjeve politike më shumë për Partin e Brexit, e të djathtës se fortë sesa për Laburistët, e qendrës se majte.

Çështja që mbetet të shihet është; a do mund konservatorët britanike të jenë opozita më e madhe si partia e dytë në parlamentin e ri apo si e treta, nëse vota e protestës dhe pakënaqësia e britanikeve të enjeten e ardhshme ndaj tyre, kalon në nivele te paprecedenta.