Celebrities Film & Tv Gossip

“La Casa De Papel” na jep lamtumirën e fundit!

“La Casa De Papel” është një serial spanjoll i transmetuar në Netflix, i cili na ka emocionuar të gjithëve që nga viti 2019 kur u shfaq episodi i parë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm, seriali arriti të realizojë deri në 5 sezone, ku vetëm katër prej tyre janë parë nga audienca. I fundit, pritet të dalë gjatë këtij viti, dhe fansat janë me emocione të përziera.

Nga njëra anë, të gjithë mezi po presin sezonin e radhës, i cili duket se do të jetë po ashtu tepër i shikuar dhe i pëlqyer. Megjithatë, fakti që ky është sezoni i fundit, e ndërlikon situatën. Jo vetëm fansat, por edhe vetë protagonistët duket se janë të emocionuar ndërkohë që japin lamtumirën në rrjetet e tyre sociale.

Ditën e mërkurë, Alvaro Morte, i njohur ndryshe si “Profesori” shpërndau një video prekëse në Instagram. Në të, ai është në makinë, ndërkohë që shfaq edhe pjesë nga ndërtesat ku janë bërë xhirimet. Shkrimi në video, nuk ka nevojë për fjalë…

Po lë për herë të fundit sheshxhirimin e “La Casa De Papel”, fjalët janë të panevojshme. Ju falenderoj për kaq shumë, për çdo gjë. Faleminderit fansave, të gjithë grupit të punës dhe Netflix-it. Dhe në lidhje me ty, “Profesori” im i dashur, do të më mungosh shumë. FALEMINDERIT!

Në këtë postim nuk mungojnë as komentet e aktorëve të tjerë të serialit. Pedro Alonso, i njohur për rolin e tij si “Berlini”, gjithashtu ka komentuar.

Çfarë udhëtimi. Çfarë udhëtimi i mrekullueshëm, Alvaro. Zemra jote le të ndriçojë në gjithçka që do të vijë, këtë kërkoj.

Një tjetër koment është ai i aktores Esther Acebo, e njohur me emërtimin “Stokholm”. Pak fjalë, por shumë emocion. “Profesor” shkruan Esther, ndërkohë që ka vendosur edhe një zemër të kuqe.

Ndërkohë, edhe fansat e serialit kanë komentuar dhe duket se çdo fjalë e tyre është tepër e sinqertë.

Ju falenderojmë për këtë kohën e mrekullueshme dhe për familjen të cilën krijuat. Ishtë vërtet emocionuese dhe ju keni sjell shumë gëzim në jetën e disave, dhe jam duke përfshirë edhe veten. Unë nuk mund t’ju falenderoj mjaftueshëm, sepse falë jush unë gjithashtu kam njohur njerëz fantastik dhe më vjen shumë keq që tani po i vjen fundi. FALEMINDERIT!

Faleminderit për këtë rol të mrekullueshëm, Alvaro. “Profesori” do të na mungojë pafund, por më të mirat për ty dhe projektet e reja.