Showbiz

Kylie Minogue tashmë një prodhuese vere, vjen me rosé-në e saj të parë për ditëlindje

Për ditëlindjen e saj të 52-të, këngëtarja e famshme Kylie Minogue ka vendosur të ndajë shijen e saj të preferuar me të gjithë fansat si një mënyrë për t’i qerasur.

Tashmë Kylie ka verën e saj të quajtur “Rosé Vin De France” që do të dalë në shitje nga sot pra në ditën e saj të lindjes, 28 maji.

Vera rosé, me shijen e saj të preferuar do të mund të blihet për 9 paund në 450 dyqane “Tesco” në britani.

Tashmë ylli i muzikës është një prodhuese e vërtetë e verës duke bashkëpunuar me kompaninë prestigjose Benchmark Drinks Limited.