Miliarderja Kylie Jenner ka folur së fundmi për stilin e saj të prindërimit, duke treguar se është në kontrast me atë të motrës së saj, Kim Kardashian. Influencuesja 27-vjeçare, e cila është nënë e Stormit 6-vjeçe dhe Aire 2=vjeç, ndau mendimet e saj për rritjen e fëmijëve në moshën e mediave sociale gjatë një interviste. Jenner, e cila ndan fëmijët e saj me ish-partnerin Travis Scott, shpjegoi se është më e kujdesshme kur bëhet fjalë për praninë e fëmijëve të saj në internet.
Ndërsa Kim lejon dy fëmijët e saj më të mëdhenj North dhe Saint të kenë qasje në platforma si TikTok dhe YouTube, Kylie ka një qasje të ndryshme. Vajza e Kim, North ka 19.2 milionë ndjekës në TikTok dhe Saint ka kanalin e tij në YouTube me mijëra abonentë. Megjithatë, Kylie preferon t’i mbajë fëmijët e saj jashtë kësaj linje.
“Nuk dua që ata të kenë llogaritë e tyre në rrjetet sociale derisa të largohen nga shtëpia”-deklaroi ajo për Elle Magazine. Në intervistën e saj me revistën Elle, Kylie tha se kur bëhet fjalë për postimet për fëmijët e saj, ajo dëshiron që çdo përmbajtje të vijë nga ajo ose babai i fëmijëve të saj dhe jo nga vetë fëmijët. Përtej pranisë së fëmijëve në internet, Kylie ka reflektuar edhe për marrëdhënien e saj personale me internetin. Ajo pranoi se postimi i vazhdueshëm i përmbajtjes është rraskapitës dhe vuri në dukje se jeta e saj ishte shumë më e thjeshtë përpara se të kishte fëmijë. Ndërsa dikur ishte më aktive në Instagram, Kylie tani beson në ruajtjen e më shumë privatësisë për veten dhe familjen e saj.
Kylie ka dhënë së fundmi një intervistë dhe ka folur ndër të tjera për aludimet se po përdor medikamente për të humbur peshë. Thashethemet thonë se sipërmarrësja e njohur po merr Ozempic, ilaçin kundër diabetit që të gjithë personazhet e famshëm e marrin për humbje peshe, për të humbur peshën e shtatzënisë së dytë. Megjithatë, duke folur për ‘British Vogue’, Kylie Jenner e bëri të qartë se ajo ndjek vetëm një dietë specifike dhe shumë stërvitje.
Jam kthyer në peshën që isha përpara se të lindja vajzën dhe djalin tim dhe njerëzit ende e krahasojnë figurën time me atë se si dukesha tre muaj pas lindjes. A harrojnë të gjithë që kam shtuar 27 kg me të dyja shtatzënitë? Unë isha 90 kg kur linda fëmijët e mi. Më në fund humba të gjithë peshën e shtatzënisë pas vajzës sime dhe mbeta shtatzënë me djalin tim dy muaj më vonë. Ndihesha në formë dhe isha mirë dhe më pas pasi linda bëra të njëjtën gjë përsëri.