Kylie Jenner u pa duke shijuar kohën e saj të lirë këtë javë pas një muaji shumë të vështirë që përfshinte një ndarje të raportuar me të dashurin e saj prej shumë kohësh, reperin Travis Scott. Themeluesja e “Kylie Cosmetics” u pa duke ecur vetëm në plazh në Turks dhe Caicos të vendosura në Karaibe.
Ylli 25-vjeçar i “The Kardashians”, e cila ishte në Paris javën e kaluar, dukej sensacionale me bikini të zeza pas trupi, teksa mbante flokët e saj të zinj mbrapa dhe shtoi si aksesor syze dielli. Trupi i saj dukej fantastik, duke patur parasysh se ajo ka pak muaj që ka lindur vogëlushin e saj, e bënte atë të dukej akoma edhe më në formë teksa modelonte kostumin elegant të banjës me dy pjesë.
Ajo jo vetëm që kishte një bel të hollë, por edhe krahët dhe këmbët shumë të tonifikuara falë stërvitjeve në palestrën e saj në shtëpi. Bukuroshja ka edhe vajzën Stormi e cila festion ditën e sotme ditëlindjen e saj të pestë. Vogëlushja nuk u pa me nënën e saj në plazh. Jenner mbante shumë pak bizhuteri, vetëm disa në këmbën e saj të majtë dhe disa byzylykë në dorë. Por ajo ishte grimuar mjaft thjeshtë dhe bukur. Kur mbërriti në plazh ajo veshi një mini fund të vogël jeshile të ndezur. Kur e tërhoqi poshtë ajo tregoi tatuazhin e saj të kuq në të pasmet e saj.
Ajo gjithashtu mbante një çantë të vogël elegante në ngjyrë jeshile të çelur dhe të errët përpara se të zbriste në breg për t’u freskuar. Mikesha e saj e mirë Stassie Baby, emri i vërtetë Anastasia Karanikolaou, u pa një ditë më parë në Turks dhe Caicos. Pra, ajo ka të ngjarë të jetë shoqëruesja e Kylie në udhëtim.
Në fillim të janarit u raportua se ajo dhe Scott vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre për herë të dytë, pasi rindezën romancën e tyre në vitin 2020. Dyshja kishin marrë fillimisht vendimin për të kaluar kohë të ndarë më herët në tetor 2019, pasi ndezën një romancë në 2017. Në shkurt 2018, të dy mirëpritën në botë fëmijën e tyre të parë, vajzën Stormi.