Së fundmi, miliarderja Kylie Jenner ka rrëfyer për vështirësitë që po kalon në periudhën pas lindjes së djalit të saj, Wolf Webster. Ajo ndau në Story-n e saj në Instagram, një video, qëllimi i së cilës ishte të tregohej e sinqertë me fansat për atë që po përjeton.
Unë vetëm dua të them se periudha post-partium për mua nuk ka qenë e lehtë. Më shumë se pas lindjes së vajzës, këtë herë kam pasur më shumë vështirësi mendore, fizike dhe shpirtërore. Nuk mund të rrija pa e shprehur këtë, sepse mendoj se ka shumë nëna të tjera që e përjetojnë dhe duhet ta kuptojnë që nuk janë vetëm. Mund të duket shumë e lehtë për njerëzit e tjerë dhe kjo gjë na ushtron presion. Por për mua nuk ka qenë aspak e lehtë.
Kylie gjithashtu ka reflektuar mbi një mësim që ka marrë pas kësaj periudhe.
Është normale të mos ndihesh mirë. Sapo e kuptova se po i ushtroja njëfarë presioni vetes dhe vazhdoja të mendoja: ‘Kam bërë një njeri, një djalë të bukur, të shëndetshëm dhe duhet ta ndaloj gjithë këtë presion mendor.’
Rikujtojmë se Kylie dhe partneri, Travis Scott, mirëpritën djalin Wolf muajin e kaluar. Ata kanë edhe një vajzë, Stormi 4-vjeçare. Sipërmarrësja konfirmoi në muajin shtator se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me Scott në një video 90 sekondash në Instagram që përfundoi me motrën e madhe Stormi, 4 vjeçe, duke puthur barkun e nënës së saj.
Jenner gjithashtu ndau disa postime në InstaStory ku shiheshin disa buqeta me lule që u dërguan për të festuar lindjen e djalit të saj, duke përfshirë një nga motra Kim Kardashian dhe katër fëmijët e saj. Ndërkaq, vlen të theksojmë se Kylie nuk e koncepton dot ditën e saj nëse nuk e nis më një gotë lëng kockash me lavandë dhe limon. Dhe për ju që nuk i dini benefitet e këtij lëngu ne ju themi se ka aftësi pastruese, qetësuese dhe shëruese për të gjithë trupin. Ai shëron inflamacionin në stomak dhe largon dhimbjet e kyçeve.