Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner po mundohet që të rikthehet edhe njëherë me trupin e tonifikuar pas lindjes!

Pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë miliarderja e njohur Kylie Jenner po mundohet që të kthehet përsëri tek trupi i saj i mëparshëm i tonifikuar. Ylli i Kardashians, 24 vjeç, zbuloi ecurinë e stërvitjes së trupit të saj pas lindjes të premten në Story-n e saj në Instagram, duke treguar mesin e saj në një video para pasqyrës. Jenner kishte shkruar në një video:

Barku im këtu duke u përpjekur të rikthehem më në fund.

Kujtojmë se ylli i njohur i “KUWTK”, Kylie Jenner para pak javësh solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Që nga dita që Kylie bëri publik lajmin se është në pritje të ëmbël daljet e saj normalisht që u pakësuan. Me një të porsalindur në shtëpi, Kylie Jenner ka anashkaluar pjesën më të madhe të rrugës promovuese të shfaqjes së re të familjes së saj, “The Kardashians”.

Por, mesa duket pritjes së madhe i erdhi fundi sepse realisht na kishte munguar. Jenner i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës në premierën e shfaqjes “Hulu”, në Goya Studios në Los Angeles të enjten mbrëma. Motra më e vogël e familjes mbërriti më vonë se yjet e tjerë të spektaklit, duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një fustan lëkure të ngushtë, i cili tregonte fizikun e saj të tonifikuar.

Kylie, 24-vjeçe, pozoi para kamerës me fustanin e bardhë, që paraqiste një dekolte të stolisur me lule të bardha. Siç edhe e përmendëm kjo njëherësh ishte dalja e parë në tapetin e kuq për Kylie që nga lindja e fëmijës së saj të dytë, një djalë i cili lindi më 2 shkurt 2022.