Kylie po përgatitet për ditëlindjen e pestë të vajzës së saj Stormi Webster. 25-vjeçarja shfaqi ngjashmëritë që ajo dhe vajza e saj ndajnë në një foto krahasuese të ëmbël që ajo publikoi të enjten. Ylli i shfaqjes televizive postoi një foto të saj skur ka qenë e vogël dhe e krahasoi me një foto të fundit të Stormit. Fotoja e Stormit është realizuar në festën e Halloween-it të vitit të kaluar, ku ajo ishte veshur si princeshë me një diademë vjollce.
Kylie dukej se ishte afërsisht në të njëjtën moshë në foton që postoi, ku ajo i kishte pasur flokët e prera deri tek mjekra. Kylie e ka lindur Stormin me ish të dashurin e saj, Travis Scott, nga i cili u nda sërish së fundmi. Përveç Stormit, ish-të ata kanë edhe një djalë 11 muajsh, emri ligjor i të cilit është ende “Wolf”.
Çifti, i cili filloi lidhjen në vitin 2017, u ndanë sërish përpara festave të fundvitit. Një burim, i cili konfirmoi ndarjen e tyre për revistën “People”, tha:
Kylie është shumë e përqendruar tek fëmijët dhe biznesi i saj. Ajo nuk është një qejflie e madhe. Travis është e kundërta. Atij i pëlqen të festojë. Ata padyshim që kanë fokuse të ndryshme. Ata gjithmonë kështu kanë qenë. Ka një arsye që ata nuk u martuan kurrë. Marrëdhënia e tyre ka pasur gjithmonë ulje dhe ngritje. Për më tepër ata nuk kanë jetuar kurrë bashkë. Ata kanë pasur gjithmonë shtëpi të ndara.
Në mënyrë të ngjashme, një tjetër i besuar i familjes së famshme tha për portalin “Us Weekly” se
Të gjithë rreth tyre prisin që ata të kthehen së bashku pasi kjo gjë ka ndodhur edhe më parë.
Katër ditë më parë, media mori konfirmimin nga një person i brendshëm se dyshja synojnë të mbeten ‘miq dhe prindër të shkëlqyer’.