Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner feston përvjetorin e një viti të markës së saj “Khy”!

Kylie Jenner ndau disa imazhe të reja për të festuar një vjetorin e linjës së saj të veshjeve “Khy”. Në postim, ylli 27-vjeçar i “The Kardashians” ishte e veshur me lëkurë të zezë. “Është pothuajse ditëlindja jonë e parë, diçka e veçantë do të vijë së shpejti”-shkruhej në dixhiturën e fotove. Në imazhin e parë, manjatja e “Kylie Cosmetics” kishte veshur një pallto të zezë voluminoze dhe flokët e saj të gjata ishin të futura në pallto.

Imazhi i dytë në postim ishte një video e shkurtër e një ekrani kompjuteri që tregonte yllin televiziv duke ecur në një dhomë ngrënie të dekoruar me një fustan të zi. Ajo ndau gjithashtu një fotografi të saj me një fustan lëkure të zi pa rripa me zinxhir përpara, të cilin e kombinoi me çorape të gete të tejdukshme dhe këpucë të kuqe.

Kylie Jenner, 27-vjeçare dhe ylli i reality show-t, është në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimeve në jetën e saj personale. Burimet thonë se ajo po “shkëputet tepër” nga rrethi i saj i ngushtë, pasi preferon të kalojë shumicën e kohës me të dashurin e saj, aktorin 28-vjeçar Timothée Chalamet. Çifti, i lidhur që nga prilli 2023, ka mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të kamerave dhe media-s, kjo për të ruajtur privatësinë e tyre.

Në një intervistë ekskluzive për DailyMail.com, një burim ka theksuar se Kylie ka zgjedhur të tërhiqet nga aktivitetet sociale dhe është fokusuar në jetën e saj familjare. Nëna e dy fëmijëve, të cilët janë Stormi dhe Aire, thuhet se ka humbur interesin për aktivitete dhe ngjarje të përbashkëta me miqtë e saj të industrisë, duke përfshirë shfaqjet dhe eventet që ishin dikur pjesë e jetës së saj të përditshme.

Ky ndryshim në sjelljen e Kylie sugjeron një fokus të ri në privatësi dhe në lidhjen e saj të fundit, e cila është bërë një temë e diskutimeve të shumta në mediat sociale, por nga ana tjetër tregon se ajo po ndryshon, duke u kthyer në një grua të fortë duke ditur prioritetet e saj, dhe shikon gjërat në një tjetër këndvështrim. Jemi sgumë kuriozë të shohim këtë faze të re të jetës së Kylie-t.