Së fundmi, miliarderja Kylie Jenner ka pozuar ‘topless’, e mbuluar me një varëse e cila është krijuar me disa buzëkuqe të markes së saj. Kjo është bërë me qëllimin për të promovuar koleksionin e saj të ri të kozmetikës. Ky koleksion vjen vetëm 7 muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të dytë, djalin e quajtur Wolf.
Imazhet e tjera nga xhirimet e saj janë po aq krijuese dhe fantastike siç vetëm Kylie di të na surprizojë.
Motra më e vogël e familjes Kardashian-Jenner është e famshme për pamjet e saj unike në tapetin e kuq veçanërisht në “Met Gala”, ku ajo së fundmi u shfaq me një “fustan nusërie”. Ndërkaq, Kylie së fundmi ka shprehur se vajza e saj katër vjeçare, Stormi do të trashëgojë gjithçka të sajën:
Kam ruajtur gjithçka për vajzën time dhe mezi pres të ndaj të gjithë arkivin tim me të kur të rritet. Jam shumë e emocionuar të shoh se si do t’i veshë dhe stilojë ato. Shpresoj që ajo të veshë një nga fustanet e mia të ‘Met’ në festën e maturës.
Që miliarderja është e fiksuar pas produkteve të bukurisë kjo nuk do shumë mend duke qenë se ajo ka markën e saj dhe fiton pafund para. Kylie prej vitesh tanimë është një biznesmene e suksesshme dhe produktet e saj menjëherë sapo dalin në treg shiten dhe klientet janë gjithmonë të kënaqura.
Por, edhe pse ka pafund produkte të markës së saj, bukuroshja është e fiksuar pas një produkti ku e ka shprehur edhe vetë se mund të jetojë pa të. E kemi fjalën për kompletet e buzëve. Këtë miliarderja e pohoi në “Byrdie”. Kylie thjesht nuk del nga shtëpia nëse nuk i ka ato me vete.