Gossip

Kylie Jenner bën veprimin e papritur në Instagram! Çfarë po ndodh?

Viti i ri duket se ka nisur me ndryshime të mëdha. Kështu nisi edhe për Kylie Jenner, e cila ka vendosur të heqë nga lista e personave që ndjek në Instagram një pjesë të madhe të miqve të saj.

23-vjeçarja, që është edhe një nga personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, vetë ndjek vetëm 28 llogari.

Ajo ka hequr nga lista emra të njohur si Sofia Richie, Fai Khadra, Rosalia, Harry Hudson, Ariel Tejada, Victoria Villarroel dhe Yris Palmer. Tashmë në listën e personave që ajo ndjek kanë mbetur pjesëtarë të familjes së saj Kardashian Jenner, duke përfshirë motrën Kendall, të atin Caitlyn dhe të ëmën Kris. Njëra nga llogaritë që i ka shpëtuar “eliminimit” është ajo e Anastasia Karanikolaou, që është shoqja e ngushtë e Kylie-t.

Ndërkohë duhet të kujtojmë se lista e personave që ndjekin Kylie Jenner ka arritur në 208 milionë, duke u bërë kështu llogaria e pestë më e ndjekur në 2020-tën.