Showbiz

Kylie Jenner akuzohet se po përfiton nga pandemia! Ja çfarë ka ndodhur…

Njerëzit mesa duket kanë gjetur një arsye tjetër për të kritikuar Kylie Jenner dhe kësaj radhe arsyeja është që ata mendojnë se 23-vjeçarja po përfiton nga pandemia e COVID-19.

Në fakt Kylie dhe kompania e saj “Kylie Skin” nuk kanë bërë asgjë tjetër përveçse kanë prodhuar një dezinfektant duarsh, si të gjjtha kompanitë e tjera kozmetike dhe farmaceutike gjatë gjithë kësaj kohe.

Sipas ndjekësve që kanë komentuar në rrjetet sociale, Kylie po tregohet shumë egoiste, duke kërkuar të fitojë para nga situata që i ka marrë jetën miliona njerëzve në të gjithë botën.

Dezinfektanti i duarve @kylieskin është këtu!!” 80% alkool, tharje e shpejtë dhe e formuluar me glicerinë për të parandaluar tharjen.

Disa prej tyre mendojnë se ky produkt në fakt nuk ka asnjë lidhje me pjesën tjetër të produkteve që kompania prodhon, ndërsa të tjerë kërkojnë që Kylie duhet t’i shpërndajë falas dezinfektuesit, për t’i ndihmuar njerëzit sadopak. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një miljardere.