Aktualitet Sport

Kylian Mbappe thyen hundën gjatë ndeshjes me Austrinë, rrezikon Europianin!

Kylian Mbappe përfundoi me hundë të thyer në ndeshjen hapëse të Francës në Euro 2024 kundër Austrisë.

Mbappe u hodh për një goditje me kokë në fund të pjesës së dytë, por ia doli vetëm të godasë aksidentalisht me kokë shpatullën e Kevin Danso.

Kapiteni i Francës, ra menjëherë në fushë ndërsa gjaku nuk pushonte nga hunda.

Stafi mjekësor francez erdhi menjëherë në ndihmë të yllit të tyre, bluza e bardhë e të cilit u njollos shpejt me gjakun e tij.

Pasi u largua nga fusha, Mbappe u rikthye dhe më pas u ndëshkua nga gjyqtari për shtyrjen e lojës.

Në përfundim, ai u zëvendësua nga Olivier Giroud dhe Franca mbajti epërsinë e saj teksa e mbylli ndeshjen me rezultatin 1-0.

“Ai ka pësuar një hundë të thyer”, tha komentatori i ITV, Sam Matterface.

Nuk dihet ende se si është gjendja e futbollistit të Real Madrid, por pas frakturës që ai pësoi mund t’i kushtojë atij edhe Europianin.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Francez, Didier Deschamps deklaroi se: “Po, Kylian Mbappé me shumë mundësi ka thyer hundën. Në këtë rast, Mbappé do të mbante një maskë për pjesën tjetër të Europianit”.