Një nga çiftet që shkëlqeu në debutimin e tyre në tapetin e kuq të “Met Gala”, ishin dhe Hailey dhe Justin Bieber. Të dy të veshur me një stil klasif dhe tejet elegant, ata kombinoheshin në mënyrë perfekte mes tyre. Megjithatë, ka një detaj që mund t’ju ketë shpëtuar.
Justin Bieber ka nxitur thashethemet se bashkëshortja e tij është shtatzënë, pasi preku barkun e saj gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq. Por megjithatë, reagimi i Hailey ishte i shpejt, e cila ia largoi dorën si për t’i treguar që të mos e vendoste dorën aty gjatë pozimit para kamerave. Fansat e çiftit ishin të shpejt për të komentuar, se dyshja e njohur mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Kjo nuk është hera e parë që Justin ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të Hailey. Gjatë verës ai postoi një fotografi së bashku me partneren e tij, ndërsa shkroi sipër “babai dhe nëna”, e që modelja përmes një komenti i kërkoi ta ndryshonte mbishkrimin. Ndërkaq Hailey më herët në intervistat e dhëna, ka deklaruar se do që të ketë fëmijë, por në një moment të dytë. Sa i vërtetë është ky supozim na mbetet që të presim deri në një reagim zyrtar të çiftit.
Në korrik të vitit 2018 këngëtari i propozoi Hailey-t. Dy muaj më vonë ata u bënë zyrtarisht burrë e grua në një ceremoni civile, dhe vitin tjetër Hailey dhe Justin mbajtën një ceremoni martese të mbushur me yje në Karolinën e Jugut.
Rikujtojmë se, dhurata më e mirë e përvjetorit të tretë që Hailey dhe Justin Bieber mund të kërkojnë është një natë jashtë në “Met Gala”. Një përvjetor jo aq mesatar i martesës për një çift jo aq mesatar. Kanë kaluar saktësisht tre vjet që kur Hailey dhe Justin Bieber lidhën fshehurazi martesën në një gjykatë dhe ata e shënuan rastin me një natë jashtë në “Met Gala”.