Japonia po planifikon të ndërtojë një korridor të automatizuar për transportim mallrash midis Tokios dhe Osakës për të ndihmuar në kompensimin e mungesës së shoferëve të kamionëve.
Një animacion i krijuar nga qeveria tregon arka të mëdha me rrota që lëvizin përgjatë një korridori me tre korsi, i cili kalon në mes të një autostrade kryesore. Sistemi është planifikuar të fillojë testimin në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028, me qëllim që të jetë plotësisht funksional deri më 2030.
Shuma totale e fondeve të nevojshme për atë projekt ende nuk është përcaktuar. Por shihet si një nga mënyrat kryesore për të ndihmuar vendin të përballet me porositë në rritje dhe mungesën e fuqisë punëtore. Ngarkimi do të jetë i automatizuar dhe do të koordinohet me aeroportet, hekurudhat dhe portet.
Rikujtojmë se Japonia ka prezantuar një ligj të ri sipas të cilit çiklistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për përdorimin e celularit. Ata që shkelin ligjin e ri të qarkullimit rrugor gjobiten pak më shumë se 600 euro, por nëse marrin gjobën maksimale do të qëndrojnë pas hekurave për gjysmë viti. Numri i aksidenteve që përfshijnë çiklistët filloi të rritet në vitin 2021, pasi më shumë njerëz përdorin biçikleta në vend të transportit publik. Arsyeja për këtë është pandemia e koronavirusit dhe autoritetet tani po përpiqen të rregullojnë ligjet për të zgjidhur problemin.