Qeveria norvegjeze njoftoi së fundmi se dëshiron të ndryshojë ligjin për abortin, për herë të parë në gjysmë shekulli, në mënyrë që gratë të lejohen të ndërpresin shtatzëninë deri në javën e 18-të. Ndryshimet e propozuara janë në përputhje me praktikën e sotme. “Pothuajse askujt nuk i refuzohet kërkesa për abort pas javës së 12-të”-tha ministri norvegjez i shëndetësisë Jan Christian Vestre. Ai theksoi se e drejta e grave për të vendosur për një abort është një nga parimet bazë në këtë vend.
Ligji norvegjez aktualisht lejon abortet legale deri në 12 javë, por shumë gra shtatzëna kërkojnë dhe bëjnë abort pas tre muajsh. Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik tha se shkalla e abortit ka qenë historikisht e ulët për disa vite me rreth 12,000 ndërprerje të planifikuara në vit, pas një rritje në 2022. Vitin e kaluar në Norvegji janë kryer rreth 12.814 aborte, që është një rritje prej 6.7% krahasuar me vitin 2022, transmeton Tanjug.
Aborti falas u prezantua në Norvegji në vitin 1978 dhe gratë mund të zgjedhin të bëjnë një abort në mënyrë kirurgjikale ose me ilaçe. Projektligji ka nevojë për një shumicë votash, 85 nga 169, në parlamentin norvegjez dhe deri më tani rreth 80 deputetë kanë thënë se do të votojnë për ligjin e ri. Ndërkohë, ende nuk dihet se kur do të mbahet votimi.
Rikujtojmë, se numri i aborteve tek adoleshentët në Finlandë ka rënë me 66% nga viti 2000 në 2023, duke ia atribuar rënien kontracepsionit falas për adoleshentët dhe edukimit të detyrueshëm seksual në shkolla. Finlanda miratoi një ligj në vitin 2022 për liberalizimin e abortit. Numri i aborteve në mesin e grave nën 20 vjeçe u rrit në vitet 1990 në Finlandë, gjë që bëri që vendi të lëvizte në fillim të viteve 2000.
Numri i aborteve ra me 66% në 722 në 2023 nga 2,144 në 2000 në mesin e të gjithë njerëzve të moshës mbi 19 vjeçe në Finlandë, ndërsa rënia ishte edhe më e madhe, me 78%, në mesin e njerëzve nën 18-vjeçe për të njëjtën periudhë. “Pas gjysmës së dytë të viteve 2010, rënia e numrit të aborteve të të rinjve u ndikua gjithashtu nga futja e pilulave kontraceptive falas,”-tha THL në një raport.